Telegrafi

Punëtorët e Jugohromit kërkojnë takim me Ali Ahmetin

Punëtorët e fabrikës së pezulluar tashmë, Jugohrom kanë kërkuar takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, për siç thonë ata, të bisedojnë për fatin e fabrikës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Këtë takim e kërkojmë nga dy arsye dhe atë: angazhim i fuqishëm nga pronari i kompanisë se do të investojë në sistemin për pluhërosje dhe vendosjen e filtrave të cilat 70 % do të realizoheshin deri në fund të vitit, dhe përfundimisht do të përfundonin deri në muajin mars të vitit 2018. Kjo do të realizohej nëse lejohet që përsëri të fillojë me punë kompania, sepse siç e dini edhe vetë, përskaj punës, ndotja në periudhën verore është minimale, gjë që është vërtetuar. Kompania do të punonte derisa ndotja është në kufijtë e lejuara, gjegjësisht deri në ardhjen e periudhës dimërore kur ndotja është më e madhe nga më tepër arsye”, shkruajnë punëtorët e Jugohromit. /Telegrafi/