Puntorët e ‘Jugohromit’ në këto momente e kanë bllokuar autostradën Tetovë-Shkup, tek pikëpagesa në Zhelinë, për të kërkuar siç thonë ata ‘zgjidhje për 730 të punësuarit’, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Bajram Amiti deklaroi “Ndotja e Tetovës me rrethinë nuk ka qenë nga Jugohromi, këtu i kemi statistikat dhe kjo tregon se edhe pas pezullimit të punës sonë ndojta nuk është zvogëluar.”
Telegrafi Maqedoni është në mesin e punëtorëve dhe do të ju informojë në kohë reale me foto dhe video se çka ndodh në këtë protestë të punëtorëve të Jugohromit./Telegrafi/