Site icon Telegrafi

Punëtorët e Google formojnë sindikatë pas mosmarrëveshjeve me menaxhmentin

Më shumë se 200 punonjës të Google janë bashkuar për të formuar Sindikatën e Punëtorëve të Alphabet mes mosmarrëveshjeve në rritje me drejtuesit e kompanisë.

Lajmi për sindikatën u publikua të hënën në një botim të New York Times nga dy punonjës, Parul Koul dhe Chewy Shaw, të cilët shërbejnë në bordin e Sindikatës së Punëtorëve të Alphabet, përkatësisht si kryetar ekzekutiv dhe nënkryetar.

Ata thanë se 226 punonjës janë bashkuar në sindikatë. Sindikata do të jetë e hapur për të gjithë punëtorët e kompanisë, thanë ata, duke përfshirë punëtorët e përkohshëm, shitësit dhe kontraktorët.

Alphabet ka disa filiale duke përfshirë Google, YouTube dhe kompaninë e veturave Waymo. Alphabet ka më shumë se 130,000 punonjës në të gjithë botën.

Exit mobile version