Kompania ajrore finlandeze Finnair, ka njoftuar se është e detyruar t’i anulojë rreth 300 fluturime prej të cilave do të prekën mbi 20 mijë udhëtarë.
Ky vendim vjen pasi Sindikata e Punëtorëve të Aeroporteve në Finlandë iu bashkua grevës së 9 mijë punëtorëve të shërbimit postar, të cilët kanë hyrë në një grevë dy-javore kundër uljes së pagave, përcjell Telegrafi.
Vuokko Piekkala nga sindikata tha se përpjekjet për të krijuar një marrëveshje në mosmarrëveshje kanë dështuar.
Due to the planned support strike related to a labour dispute at Finnish postal service, we must cancel additional 250 flights from Mon 25th of November. We apologise for the inconvenience this causes to our customers. Read more: https://t.co/PJBOJBlMgM
— Finnair (@Finnair) November 24, 2019
Kurse, zëdhënësi i Finnair, Paivyt Tallqvist tha se, “kompania aktualisht po vepron vetëm me 120 nga 377 fluturimet e planifikuara”.
Përveç grevës së shërbyesve postar, pritet të ketë greva të tjera duke prekur sektorët e tjerë në Finlandë. /Telegrafi/