Telegrafi

Punëtorët e ”Fenit” i kërkojnë dy rrogat e fundit me protesta dhe bllokada

Punëtorët e kombinatit ”Feni” e cila është në pikëpyetje rreth punës së saj ju ka borxh punëtorëve dy rrogat e fundit, për muajin tetor dhe nëntor.

Sot shumica dërmuese e punëtorëve që rrezikojnë të mbeten pa punë kanë dalë në protesta për të bllokuar rrugën Gradsko-Veles me qëllim të të tërheqin vëmendjen e zyrtarëve që të mundësojnë zgjidhje rreth rrogave të mbetura, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Duam që të vazhdojmë me punë, pa marrë parasysh kush do të jetë investuesi i ri i kësaj duzine. Normal, gjithashtu duam edhe të marrim dy rrogat e fundit” tha sot kryetari i sindikatës së punëtorëve, Gjore Palitov.

Çështja ”Feni” është hapur si temë në Maqedoni pasi bankat investuese kërkojnë që të kthehen paratë e borxhit të krijuar që ka arritur vlerën prej 60 milionë eurosh. /Telegrafi/