Të punësuarit në ‘Feni’ janë kundër dhënies së kësaj fabrike në koncesion, për shkak se me këtë hap nuk ka asnjë ardhmëri për të punësuarit, ndërsa koncesioneri mund të largohet kur të dojë për shkak se nuk ka paguar asnjë denar për fabrikën, e as nuk ka asnjë investim në të.
Këtë sot e deklaroi kryetari i Organizatës sindikale të kombinatit ‘Feni’, Gjore Palitov. Ai tha se nuk do të lejojnë askush të bëjë përfitime afatshkurta pa mos investuar dhe pa qenë e qartë ardhmëria e të gjithë të punësuarve dhe të kërkesave të tyre.
“Falimentimi duhet të përfundojë në afat më të shkurtë, ashtu siç ishte premtuar, pavarësisht nëse Gjykata e Apelit do ta kthejë fabrikën në procedurë të para falimentimit ose nëpërmjet riorganizimit”, apeloi Palitov deri te institucionet përkatëse./Telegrafi/