Site icon Telegrafi

Punëtorët e Fapol-it kundërshtojnë likuidimin e ndërmarrjes

“Mos na i bllokoni mjetet tona”, “ Mos krijoni raste të reja sociale me largimin e punëtorëve nga puna”, “ Jo ndarjeve të objekteve nga lokacioni”, “ Të zgjidhet kontesti pronësor AKP-Komunë”, ishin këto disa prej pankartave që mbanin në duar punëtorët e fabrikës “ Fapol” nga Podujeva.

Me dhjetëra punëtorë të kësaj ndërmarrje, e po thuajse që të gjithë në moshë të shtyrë dhe me stazh të punës deri në 30 vjet, sot e bllokuan derën e hyrjes së AKP-së për disa orë, duke protestuar kundër likuidimit të ndërmarrjes shoqërore “Fapol”, në Podujevë.

Imer Gashi, kryetari i sindikatës, ka thënë se janë kundër këtij likuidimi të cilën e pati bërë AKP-ja në gusht të këtij viti.

“Shprehim pakënaqësinë tonë ndaj vendimit të Bordit të AKP-së për likuidimin e ndërmarrjes shoqërore ‘Fapol’ në Podujeve . Sipas këtij vendimi, likuidimi bëhet vetëm i objekteve, ndërsa lokacioni mbetet pronë e Komunë së Podujevës. Ky Bord i AKP-së në mbledhjen tij të fundit me 26 gusht 2014, mori vendim për likuidimin e kësaj ndërmarrje. Ky vendim është i dëmshëm për punëtorët tonë dhe për komunë tonë në përgjithësi”, ka thënë ai.

Sipas Gashit, në xhirollogarinë e kompanisë, ka pasur mjete edhe për 9 muaj për marrje të pagave, ndërsa AKP-ja, thotë ai i ka bllokuar mjetet. /Telegrafi/

Exit mobile version