Telegrafi

Punëtorët e FAN-it në grevë urie

Punëtorët kanë filluar protestën qe 50 ditë dhe as kush nuk është marr me kërkesat e tyre.
“Pasi që jemi në grevë qe 50 ditë dhe nuk u murran parasysh kërkesat tona, shumë legjitime më në fund vendosëm që nga 1 qershori të hyjmë në grevë urie. Jemi të vendosur se greva e urisë do të zgjas deri në realizimin e kërkesave tona”, thuhet në njoftimin e Këshillit Grevist të punëtorëve të FAN-it.

Ata kanë thënë se për grevën e tyre do t’i njoftojnë edhe institucionet e Kosovës.

Mbi 40 punëtorët e pakënaqur me kushtet e punës në Fabrikën e Armaturave të Ndërtimtarisë kanë filluar t’i shfaqin pakënaqësitë e tyre që prej 18 prillit, në fillim me protestë e pastaj edhe me grevë, ndërsa kanë kërcënuar se do të hyjnë edhe në grevë urie nëse nuk u kthehet borxhi që pretendojnë se ua ka pronari, rritjen e pagave, vazhdimin e kontratave për 3 vjet, t’u paguhet trusti pensional. /Telegrafi/