Site icon Telegrafi

Punëtorët e doganës shpërndajnë dhurata për fëmijë

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës për nder të fundvitit ka marrë vendim që t’i ndihmojë 100 familje në asistencë sociale.

Pas vendimit, kryesia e Sindikatës sot ka ndarë 100 pako me dhurata për fëmijë dhe 100 pako me gjëra ushqimore.

Përzgjedhja e familjeve është bërë në koordinim me departamentin përkatës në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Pakot me dhurata dhe gjëra ushqimore janë shpërndarë 30 pako dhurata për fundvit dhe 30 pako me gjëra ushqimore në Prishtinë, 30 pako dhurata për fundvit dhe 30 pako me gjëra ushqimore në Mitrovicë, 20 pako dhurata për fundvit dhe 20 pako me gjëra ushqimore në Obiliq dhe 20 pako dhurata për fundvit dhe 20 pako me gjëra ushqimore në Lipjan.

Gjithashtu, Sindikata e Doganës së Kosovës për vitin 2019 ka paraparë që kësi lloj aktivitetesh të organizojë me qëllim të solidarizimit dhe ofrimit të një ndihme simbolike kësaj kategorie”, thuhet në një komunikatën e sindikatës.

Exit mobile version