Site icon Telegrafi

Punëtorët e Coca Cola-s në Francë, gjejnë kontejnerin me 370 kilogramë kokainë

Punëtorët e fabrikës së Coca Cola-s në Marsejë në jug të Francës, kanë gjetur 370 kilogramë kokainë në një kontejner që kishte ardhur nga Amerika Jugore, është bërë e ditur sot në gjykatën e këtij qyteti.

Droga e paketuar dhe e vendosur në vende të fshehta të kontejnerit, në tregun e zi vlen plotë 50 milionë euro, ka njoftuar gjykatësi i Marsejës, Gzavije Tarabe, transmeton Telegrafi.

Kokaina është zbuluar të premten kur edhe kishte mbërritur kontejner, ndërkaq policia është duke kryer hetimet lidhur me drogën. /Telegrafi/

Exit mobile version