Telegrafi

Punëtorët e autolarjes tallen me pronarin e veturës luksoze, ia lyejnë që të duket si e gërvishtur – ai iu vërsulet me shkop bejsbolli (Video)

Një burrë i nervozuar për pak sa nuk i goditi me shkop bejsbolli punëtorët e një autolarje, të cilit i “kishin gërvishtur” veturën e tipit Mercedes, por gjërat nuk ishin ashtu siç dukeshin dhe mendonte ai.

Kalimtarët e rastit nuk dinin çfarë të mendonin në atë që dukej si një sulm fizik, që pritej të ndodhte nga çasti në çast, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar që është bërë virale, një Mercedes ngjyrë të zezë duke i shkatërruar pjesërisht nga gërvishtjet që i ishin bërë në pjesën anësorë në një autolarje në Wales.

Por, kur pronari i Mercedesit pa gjendjen e veturës mbeti i habitur ,dhe pa u menduar dy herë mori një shkop bejsbolli dhe iu vërsul punëtorëve.

Ai nuk ishte në dijeni se e gjitha ishte një shaka që për pak sa nuk u shndërrua në ring boksi. Që nga publikimi dhe shpërndarja e videos, është shikuar nga mijëra njerëz nga e mbarë bota. /Telegrafi/