Site icon Telegrafi

Punëtorët e ATK-së pezullojnë grevën deri me 31 tetor – nëse nuk realizohen kërkesat, do të vazhdohet serish

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (SHSPATK) ka vendosur të pezullojë grevën e tyre deri më 31 tetor, për t’i dhënë mundësi institucioneve kompetente për realizimin e kërkesave.

SHSPATK paralajmëron se nëse edhe pas këtij afati nuk do të realizohen kërkesat e tyre atëherë do të vazhdohet serish me grevë.

Kërkesat e adresuara te Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve janë propozim-ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës, krijimi i kushteve të punës dhe kompensimet tjera të shpenzimeve.

Për shkak të mos realizimit të këtyre kërkesave, punëtorët e ATK-së kishin hyrë në grevë nga data 14 korrik deri më 2 gusht.

Exit mobile version