Telegrafi

Punëtorët duan paga të nivelizuara

Ata kanë kërkuar nga menaxhmenti i KEK-ut implementimin e projektit për nivelizim të pagave , duke mos përfshirë kështu nivelizim të pagave me menaxhmentin e kompanisë.
Kërkesat e tyre janë përkrahur edhe nga Sindikalistët e KEK-ut.

”Kërkesat e tyre janë plotësisht legjitime”, tha Kryetari i SPEK-ut Izet Mustafa. Ai po ashtu tha menjëherë pas protestës së bashku me Kryetarin e Sindikatës së Divizionit të qymyrit dhe Kryetarëve të sindikatave të Termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B” kanë vënë kontakte zyrtare me menaxhmentin e KEK-ut dhe me Kryetarin e Bordit të drejtorëve të kësaj kompanie.

” Ne i informuam ata me situatën aktuale dhe u dakorduam që deri në fund të këtij muaji zyrtarisht Bordi i KEK-ut të dalë me një përgjigje”.
Mustafa po ashtu tha se nëse Bordi i drejtorëve të KEK-ut nuk e njeh kërkesën e punëtorëve deri me datë 30 të këtij muaji atëherë SPEK-u do përdorë të gjithë mekanizmat e mundshëm që kërkesa e punëtorëve të merret për bazë.

Ndryshe protesta e punëtorëve të KEK-ut ka filluar nga një revolte individuale e më pas është marrë përsipër nga SPEK-u./Telegrafi/