Telegrafi

Punëtores së bankës në Mitrovicë i vjedhin kasafortën me para

Policia e Kosovës njoftoi se dje rreth mesditës në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, një punëtore e një banke, e angazhuar në zyrën e transfereve, ka raportuar se dy persona të panjohur, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur kasafortën me 300 euro.

Siç njofton policia, të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur, ndërsa paratë kanë qenë të gjitha në formë metalike. Më pas është arrestuar një i dyshuar mashkull.

“Nuk raportohet për te lënduar, përderisa njësitet e hetuesisë pas hetimeve intensive kanë arrit që ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin mashkull K-Shqiptar. I dyshuari, pas intervistës, me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në komunikatë.