Site icon Telegrafi

Punët në rrugë ndalen sepse punëtori fle

Një elektricist anglez në vendin e tij të punës në qytetin Reading afër Londrës kishte vendosur të pushojë pak. Duke pasur parasysh që vendi i tij i punës është në të hapur, nuk ka pasur shumë mundësi prandaj është shtrirë në barin afër rrugës. Me gjasë i pavetëdijshëm se po e shohin kolegët matanë rrugës, ka fjetur 20 minuta para se të këndellej dhe të vazhdonte me punë.

Kolegët nga zyra i ka zbavitur kjo gjë, por edhe i ka inatosur pamja. “Nuk është edhe aq çudi që punët po zhvillohen me tempo të ngadaltë. Me gjatë nuk ka qenë i vetëdijshëm që të gjithë e shohin, por edhe kolegët e tij punëtorë disa metra larg tij mbyteshin prej punës”, ka thënë njëri prej kolegëve të zyrës, raporton Daily Mail.

Pamja i ka zbavitur edhe disa nga kalimtarët e rastit, prandaj njëri ka thënë: “Është dukur se po flinte në gjumë bukur të thellë. Ndoshta ka mundur të arsyetohet se po hetonte ku janë kabllot nëntokësore, por dyshoj që kjo të jetë e vërtetë”.

Exit mobile version