Site icon Telegrafi

I punësuari në “Postën e Maqedonisë” dyshohet se ka përvetësuar 3 milionë denarë në mënyrë të paligjshme

Departamenti i Punëve të Brendshme në Dibër, i cili me aktivitetin e tij e mbulon edhe komunën e Qendër Zhupës, ka paraqitur kallëzim penal kundër një banori të Dibrës, punëtor në “Postat e Maqedonisë” në Qendër Zhupë, për përvetësim të paautorizuar të mbi tre milionë denarëve.

“Ndaj E.M.(29) nga Dibra është ngritur kallëzim penal për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Gjatë vitit 2023, si punonjës i Sh.A. “Postat e Maqedonisë” – filial në Komunën e Qendër Zhupës, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare dhe duke tejkaluar autorizimin zyrtar, ka kryer përvetësim të paautorizuar të mjeteve nga llogaria e shoqërisë aksionare”, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme-Ohër.

Ai shtoi se me këtë E.M. ka fituar dobi pasurore kundërligjore prej 3.095.358 denarë.

Exit mobile version