25-vjeçari Bllagojçe Ristovski, i punësuar në Agjencinë për zbulim është arrestuar mbrëmë para fillimin të ndeshjes së Super Kupës në stadiumin e qytetit në Shkup.
Jozyrtarisht, gjatë kontrollit të rregullt të biletave në hyrje të stadiumit të qytetit, Ristovski ju është afruar policëve dhe ka filluar të diskutojë me ata për shkak të kohëzgjatjes së kontrollit, duke e shtyrë njërin prej policëve që e ka kontrolluar.
Makfax njofton se kur kanë filluar të intervenojnë policët tjerë, ai ka nxjerrë legjitimimin zyrtar se është i punësuar në Agjencinë për zbilim.
Pasi Ristovski ka refuzuar të qetësohet, është vendosur nën pranga. Jozyrtarisht mësohet se ai është dërguar në stacionin policor në Kisella Voda, ku i është bërë test alkooli, ndërsa rezultatet kanë treguar se ai ka 1.06 promil alkool në gjak.
Ministria e Punëve të Brendshme akoma nuk e ka konfirmuar këtë rast, pasi Ristovski më vonë është futur në stadium dhe ka përcjellur ndeshjen./Telegrafi/