Site icon Telegrafi

Punëson dado që të kujdeset për vajzën njëmuajshe, shokohet kur e kupton që ajo ia pinte qumështin e gjirit që ia kishte lënë në shishe për foshnjën (Video)

Një dado e cila ishte punësuar për t’u kujdesur për një vajzë njëmuajshe, kishte pirë në mënyrë të fshehtë qumështin e gjirit të pronares së shtëpisë, e cila ia kishte lënë në shishe për vajzën e saj.

Tajvanezja 27-vjeçe Lin, ishte habitur kur kuptoi se dadoja 58-vjeçe kishte pirë qumështin e gjirit të saj pa leje, dhe kjo nuk kishte ndodhur vetëm një herë, transmeton Telegrafi.

Por, pasi është grindur me të, dadoja e ka pranuar se kishte pirë qumështin e gjirit të zonjës së shtëpisë, e cila ia kishte lënë për foshnjën e saj.

Ajo këtë gjë e kuptoi vetëm atëherë kur instaloi kamera të sigurisë brenda dhomës së vajzës së saj.

Edhe pse dadoja në video nuk shihet duke ia pirë foshnjës qumështin e gjirit të nënës së saj, këtë gjë ajo e kishte pranuar para policisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version