Eva Carneiro edhe zyrtarisht është larguar nga bota e futbollit.
Ish doktoresha e Chelseat së fundmi ishte shumë e përfolur për incidentin me Jose Mourinhon, ku shkaku një fjalosje verbale me portugezin u largua nga kampioni aktual i Ligës Premier.
Carnerio ka hedhur në gjyq Mourinhon shkaku i fyerjeve në baza gjinore, ndërsa edhe prej The Blues po kërkon dëmshpërblim me arsyetimin e prishjes së kontratës parakohe.
Tani, Carneiro pritet të punësohet në një klinikë medikale në Gjibraltar. /Telegrafi/