Site icon Telegrafi

Punësohen pesë persona me aftësi të kufizuar

Zyrtari për të drejta të njeriut në komunë, Fitim Rama, tha se ky aktivitet është bërë tradicional në Mitrovicë. “Për çdo vit ne krijojmë mundësi për punësimin e nga pesë personave me aftësi të kufizuar”.

Rama tha se komuna, për dallim prej institucioneve të tjera është duke e praktikuar këtë aktivitet. “Jemi e vetmja komuna që mundësojmë punësimin e këtyre personave për pesë ditë, përderisa të tjerat e praktikojnë vetëm një ditë”.

Ai tha se tre prej këtyre personave janë anëtarë të “Handikosit”, një nga shoqata e të shurdhëve dhe një nga ajo e të verbërve. “Të gjithë personat që do të punësohen janë përzgjedhur nga shoqatat e tyre”. /Telegrafi/

Exit mobile version