Telegrafi

Punësohen 72 defektologë në shkollat e Maqedonisë

Sipas zv. ministrit për arsim, Spiro Ristovski, deri tani janë punësuar 72 defektologë nëpër shkolla, nga 131 miratimet e siguruara, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pjesa e mbetur nga numri i përgjithshëm, do të punësohen në fillim të vitit të ri shkollor, pra në shtator. Ristovski bëri të ditur se vetëm në Kërçovë janë puënsuar dy nga katër defektologët e duhur në shkollat fillore, si edhe janë miratuar dy defektologë tjerë për shkollat e mesme. Dy defektologët tjerë do të punësohen në shtator./Telegrafi/