Të rinjtë e Maqedonisë do të bëheshin anëtarë të partive politike vetëm e vetëm që të gjejnë punë. Kështu thonë të dhënat e hulumtimeve të Institutit për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Madje, për të arritur punësimin, të rinjtë do të kishin ndërruar edhe partinë, për të kaluar te ajo kundërshtare.
77% e të pyeturve kanë thënë se janë duke i humbur vitet më të mira të jetës duke pritur punësim. 33% konsiderojnë se papunësia ndikon edhe në lidhje martesore dhe lindje të fëmijës.
Hulumtimi tregon se të rinjtë nuk kanë ndonjë ide se çfarë i pret pas përfundimit të shkollimit. Ata shprehen mjaft optimist dhe ambicioz, mirëpo kanë nevojë për ndihmë profesionale për shumë çështje.
Udhëzimet e institutit që ka kryer hulumtimin janë se arsimi patjetër të afrohet me nevojat e tregut të punës, kurse fakultetet duhet të lidhen me ekonomikë dhe ta përcaktojnë politikën e regjistrimit të studentëve të rinj në bazë të të dhënave për profesionet e patjetërsueshme, arsimit dhe aftësive në vend./Telegrafi/