Telegrafi

Punësimi në kompanitë private edhe nëpërmjet Ministrisë së Punës

Kjo mënyrë e punësimit do të filloj të realizohet pasi kjo ministri ka nënshkruar marrveshje me Aleancën Kosovare të Biznesit.

Por më parë,këta të papunë të regjistruar,para se të punësohen do ti nënshtrohen një trajnimi profesionial, I cili do të paguhet nga ministria e Punës.

Nënshkrimi I marrveshjes është bërë nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq dhe kreu i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.

“Jemi pajtuar me kompanitë private për punësimin e një numri të caktuar të punëkërkuesve, kurse detyrë e ministrisë është të trajnojë punëkërkuesit në profilet që kërkohen nga këto kompani”,tha Shahini./Telegraf/