Telegrafi

Punësimi në Eurozonë rritet për 0.4%

Sipas vlerësimeve të llogarive kombëtare të publikuara nga Eurostat, numri i të punësuarve në Eurozonë për tremujorin e tretë të vitit 2017 krahasuar me tremujorin e kaluar është rritur për 0.4 për qind, shkruan Telegrafi.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, punësimi në Eurozonë u rrit me 1.7 për qind, ndërsa në tremujorin e dytë të këtij viti rritja ishte 1.6 për qind.

Eurostat vlerëson se në tremujorin e tretë të 2017-së, 236.3 milionë burra dhe gra ishin të punësuar në vendet e Bashkimit Evropian, nga të cilët 156.3 milionë ishin në Eurozonë. Këto janë nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë në të dyja zonat.

Këto të dhëna tremujore mbi punësimin japin një pamje të inputit të punës në përputhje me prodhimin dhe matjen e të ardhurave të llogarive kombëtare. /Telegrafi