Site icon Telegrafi

Punësimi në administratë, shfuqizohet testi psikologjik dhe ai i njohjes së gjuhëve të huaja

Qeveria ka pranuar propozimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës për ndryshime dhe plotësime në ligjin për administratorët, me të cilin lehtësohen procedurat për punësim në administratën shtetërore.

Me këto ndryshime shfuqizohet testi psikologjik dhe testi për integritet që kandidatët duhet ta tejkalojnë, si dhe certifikata për njohjen e gjuhëve të huaja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Testet dhe certifikatat ishin pengesë dhe demotivim për paraqitjen e kandidatëve të mirë për t’u punësuar në administratë, ndërsa ishin edhe ngarkesë financiare, pasi testet i kalon dhe nuk të garantohet se do të punësohesh. Por nuk dorëzohemi për njohjen e gjuhëve të huaja. Do të përgatisim pyetësor adekuat në lidhje me kalimin e testit për njohjen e gjuhëve të huaja, ndërsa do të mundësohet që këtë ta kalojnë edhe të punësuarit që kanë më shumë stazh në administratë”, tha Aleksandar Bajdevski, zv.ministër i Shoqërisë Informatike dhe Adiminstratës.

Ai shtoi se ndryshimet do të zbatojnë një procedurë të drejtë për promovimin e zyrtarëve shtetëror, si dhe vlerësimin e punës së tyre./Telegrafi/

Exit mobile version