Punësimi me libreza partiake nëpër institucionet shtetërore dhe pagat e ulëta në sektorin privat janë arsyet kryesore për emigrimin e qytetarëve nga rajoni lindor. Hulumtimi në terren i organizatës “Ini” tregon se 20% e qytetarëve kanë lënë vendin për të jetuar jashtë vendit. Banorët e këtij rajoni po kërkojnë një standard më të mirë jetese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Berovë, Pehçevë, Dellçevë dhe Makedonska Kamenica janë qytetet nga Lindja e Maqedonisë, ku tashmë ndjehen pasojat e migracionit. Të rinjtë mendojnë se jetojnë në një shoqëri ku nuk ju dëgjohet zëri i tyre për idetë që kanë.
Ikjet akademike ka qenë alarmues që në vitet e fundit ikin më shumë personel i trajnuar. Arsyeja për largimin e tyre është një sistem që nuk i vlerëson ato. /Telegrafi/
*Telma