Site icon Telegrafi

​Punësimet në Telekom, përplasen deputet Bajqinovci e Haxhiu

Foto: Arkiv

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka pyetur deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu se sa familjarë i ka të punësuar në Telekomin e Kosovës dhe në Postën e Kosovës.

Ai tha se prej 98 menaxherëve, 56 prej tyre janë të PDK-së, 15 të LDK-së, 16 të AKK-së dhe 5 të Nismës.

“E kam këtu edhe një prej 98 menaxherëve apo qysh doni quani, 56 janë të PDK-së, 15 janë të LDK-së, 16 janë të AAK-së, Nisma 5. Nuk ka, edhe tash le që i keni sekretarët e degëve të qendrave, nuk keni lënë kënd pa e punësuar aty. Nuk e di a është z.Hahxiu këtu, na atakoj me emra, desha me ia bë një pyetje nëse ka mundësi me na tregua sa anëtar të familjes i ka në Postë të punësuar, e sa në Telekom, kaq, tani edhe për institucionet tjera”, tha ai.

Deputetit Bekim Haxhiu i është përgjigjur deputetit Bajqinovci, duke i thënë se asnjë anëtaër nuk ka të punësuar në Telekomin e Kosovës. Ndërsa, tha se në Postë ka të punësuar aq sa ka edhe Albulena Haxhiu e LVV-së.

“Mefaili si gazetar i ka marrë që njëkohësisht ka punuar edhe në KTV edhe në antikorrupsion, tash për me rrejt e për me shpif, e për me spekulua e ka bashqe thotë çka të donë ky se këtu nuk e kap ligji. Por, po të tregoj kështu asnjë familjar i jemi nuk punon në Telekom, asnjë. Në Postë kam të punësuar po aq sa ka Albulena Haxhiu edhe ju të Vetëvendosjes njëjtë, sa ka Albulena Haxhiu. Kështu po ta them, ami 3 milionë e gjysmë euro qysh ia keni dhënë Fisnik Ismaili asnjë anëtar i familjes teme, as kushëri edhe katundit kam me i thënë rrini te shtëpia se të gjithëve do t’iu mbaj unë, veç 3 milionë e gjysmë ami qysh ia keni dhënë Fisnik Ismailit. Atje shko vjedh e hajde këtu akuzo tjetër kënd, me përmbarues, kallxoni sa para i keni marrë prej përmbaruesi, sa ju si parti, sa ai vet”, tha ai.

E deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, i tha deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu se krejt familjen i ka të punësuar në pozita të larta.

“Të pyeta deputet kënd e ki në Postë dhe nuk tregove, po mos të them tash e ki edhe vëllaun kryeshef, pra krejt familjen i ki nëpër pozita të larta, a është në deponi, pse veç ti po i ki të gjithë. Nuk thash që është hajn, por raportet e auditorit po e tregojnë të veten se qysh e keni menaxhuar shtetin këto 20 vite”, tha ai.

Në debat u përfshi edhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi.

“Z.Bajqinovci se më dhe një mesazhi për trimëri, po ta kesh me dije se Dardafonat dhe Bajqinovcat i kam kalua moti. Unë prita prej jush së paku me ma dhënë një rekomandim për zgjedhje. Keni pasur rastin z.Bajqinovci me ba zgjidhje nuk e keni bërë. Me fol është kollaj, me kundërshtua është kollaj, po kundërshtimi nuk është gradë e lartë e inteligjencës, por e kundërta është e ulëta. A për trimëri hajde kur të duash”, tha ai.

E ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit iu përgjigj përsëri deputeti i LVV-së, Mefail bajqinovci.

“Ministër shumë keq se e din që ta përmenda emrin nuk keni guxua ai e tha dje në TV Dukagjin, e po vini po na thoni unë nuk thash vet, thash z.Lami Balaj, nuk e di a isha në Qeveri a ku, prej Devollëve nuk e disha ku jam ulur. Unë nuk po e them vet ministër, pse po e qet Bajqinovci ministër ashtu, pse po tenton me thënë na kërcënove me Bajqinovc. Mos e qit tash në personale”, tha ai.

Exit mobile version