Agjencia e lajmeve META bën të ditur se kryeshefi i policisë së Manastirit, Metodija Atanasovski e ka punësuar bashkëshorten e tij, Marjana, si kolege të tij në policinë e Resnjës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
SPB e Manastirit ka hapur vende pune për 26 persona, të cilët do të pranohen pa konkurs publik, ndërkaq zëdhënësja Sanjë Stamatova deklaron se nuk ka njohuri për punësime të reja në SPB të Manastirit dhe se për informacione shtesë duhet të kontaktohet MPB-ja.
GJithnjë sipas META, në listën e punësimeve gjendet edhe Bojan Dimovski nga Unioni i forcave të reja të OBRM-PDUKM-së në Manastir, kurse para ca kohe, pa konkurs është punësuar edhe djali i deputetit të OBRM-PDUKM-së, Zoran Ilioski./Telegrafi/