Site icon Telegrafi

Punëkërkuesi kërcënon me thikë, pasi nuk e lejojnë të takohet me menaxherin (Video)

Burri që po kërkonte mundësi punësimi në një restorant të Pizza Hut, ka kërcënuar stafin me thikë, pasi i kanë thënë që të vijë një ditë tjetër sepse menaxheri është shumë i zënë.

I dyshuari 53-vjeçar, mbiemri i të cilit është Li, kishte shpenzuar orë të tëra që të përgatiste CV-në, si dhe ishte përgatitur se si të përgjigjej në intervistë.

Por, ai është nervozuar shumë, kur i kanë thënë të shkojë në shtëpi, vetëm pak momente pasi kishte arritur në këtë restorant, në Pekin të Kinës, transmeton Telegrafi.

Punëtorët e zinxhirit të picerive, i kanë thënë se askush nuk është në gjendje të takohet me të, pasi të gjtihë janë shumë të zënë.

Për këtë arsye ai e ka kapur një thike pemësh që ishte mbi tavolinë dhe ka kërcënuar pjesëtarët e stafit që kishte në afërsi.

Autoritete e sigurisë në kryeqytetin kinez e kanë intervistuar atë duke kërkuar një ndalim prej dhjetë ditësh Ai ka mohuar se ka dashur të lëndojë dikë, por se ka qenë shumë nervoz ndaj nuk ka arritur të përmbahet. /Telegrafi/

https://youtu.be/s0imZmNzipg

Exit mobile version