Sektori i gastronomisë dhe ai i ndërtimtarisë kanë filluar të përballen me mungesë të punëtorëve të kualifikuar. Dukuria është më e vërejtshme në qytetet e vogla.
Në dy vitet e fundit, Kosova po përjeton ndryshim të madh në tregun e punës. Nga listat e gjata të pritjes për punësim, vendi ynë po përballet me mungesë të punëtorëve.
Rast konkret është biznesi i Ismajl Bytyqit nga Istogu.
“Padyshim që preken, të gjitha bizneset kanë më u prekë, sepse jemi duke arritur në një situatë që të gjitha bizneset kanë më vujtur pafuqinë punëtore…”, tha mes tjerash Bytyqi.
Ndërkohë për Skender Shatrin që përfaqëson zyrën e punësimit në këtë komunë, bashkpunimi i punëkërkuesve e punëdhënësve me këtë institucion është i ulët.
“Mua më vjen keq ta them se ato biznese nuk e di a janë në dijeni se ne këtu kemi punëtor që presin, dhe Istogu nuk është qendër e madhe sa mos të dihet se ku janë institucionet. Kisha kërku publikisht që ato kompani të vijnë këtu dhe ne do ju ofrojmë shumë profile …..”, deklaroi Skender Shatri nga Agjensia për punësim në Istog
Sipas Agjencisë së Staistikave të Kosovës, për tre mujorin e parë të vitit të kaluar papunësia është 11.5%.