Punëdhënësit apelojnë te politikanët që të jenë të ndërgjegjshëm që të mos vijë në përkeqësimin e situatës së tanishme politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, paqëndrueshmëria politike është problemi më i madh i ekonomisë së Maqedonisë që mund krejtësisht ta frenojë zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Ata thonë se mosbatimi i zgjidhjeve ligjore i rëndon ekonomistët, u merr kohë dhe u shkaktojnë harxhime administrative. Politika e tanishme dhe veprimi selektiv i inspektorëve krijon konkurencë të pandershme me të cilën përballen thuajse gjysma ndërmarreve të vogla dhe të mesme.
Punëdhënësit konsiderojnë se klima e afarizmit mund të jetë më e mirë nëse përgjegjësit i pranojnë pesë masat e tyre, pra të rritet konkurenca, firmat vendore të kenë trajtim të njëjtë me ato të jashtmet, të çrrënjoset korrupsioni, të miratohet rregullore cilësore dhe të forcohet kontrolli i prokurimeve publike./Telegrafi/