Site icon Telegrafi

Punëdhënësit në Maqedoni propozojnë nismë për pension të parakohshëm

Organizata e punëdhënësve nuk heq dorë nga propozimi për pension të parakohshëm edhe pse Ministria e Punës dhe Politikës Sociale edhe zyrtarisht hodhi poshtë një ide të tillë.

Organizata e punëdhënësve pret që të shqyrtohet propozimi i tyre, sipas të cilit punëtorët që i plotësojnë kushtet për pension para kohe, e për të cilët punëdhënësi do të ketë para dhe interes t’i pensionoj, kompania t’ua paguaj pensionin derisa t’i mbushin 64 vjet burrat dhe 62 gratë, pas çka pensioni do të kalojë në kompetencat e Fondit Pensional.

“Ideja është që kjo të arrihet me vendim të punëdhënësit, siç është vendimi për tepricë teknologjike, aty punëdhënësi nuk kërkon pajtueshmëri nga sindikata. Por, ata kërkojnë që mos të bëhet pa pajtueshmërinë e punëtorit. Nëse bëjmë diçka të tillë që të kërkohet pajtim nga punëtori, nisma e tillë nuk do të jetë fryt pasi shumë pak kompani do të mund ta realizojnë atë, pasi ata persona janë në moshë, nuk mund të punojnë, kanë përvojë dhe rroga të larta”, deklaroi Angel Dimitrov nga Organizata e punëdhënësve.

Punëdhënësit thonë se masa për pension të parakohshëm mund të zbatohet deri në maksimum tre vite para pensionimit, gjegjësisht për burra mbi 61 vjet dhe për gra 59./Telegrafi/

Exit mobile version