Telegrafi

Punë sekondash: Reporteri i shpëton goditjes nga vetura (Video)

Një reporter televiziv kishte një moment tronditës kur një veturë erdhi afër tij dhe për pak sa nuk e goditi, deri sa ai ishte në një transmetim të drejtpërdrejt.

Alex Savidge nga KTVU në Kaliforni kishte mundur që të largohej nga vendi ku po qëndronte për të shmangur goditjen nga vetura, transmeton Telegrafi.

Për fatin e tij të mirë, vozitësi nga makina që po vinte kishte mundur të përdorte borinë për ti dhënë reporterit sinjalin e duhur.

Raportohet se përveç dëmtimeve të veturës, as vozitësi e as reporteri nuk kanë pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=1b7bR0CZuB8