Site icon Telegrafi

Puna nga shtëpia e mërzitshme! Trajneri i Kolnit bërtet me të madhe, lëvizë poshtë-lartë dhe qeni i hutuar për ndeshjen që mungoi shkaku i coronavirusit

Trajneri i Kolnit, Steffen Baumgart nuk ishte në gjendje të ishte i pranishëm në stadium këtë fundjavë për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19, por ai ishte patjetër i përshirë nga shtëpia e tij – duke shikuar ndeshjen me familjen.

50-vjeçari u detyrua të shikonte skuadrën e Bundesligës në shtëpi, ndërsa ata luftuan për një fitore 1-0 ndaj Freiburg.

Dhe një video e TikTok e postuar nga vajza e tij tregon strategun duke bërtitur në televizorin e tij ndërsa ai kërcen lart e poshtë dhe madje duhet të qetësohet nga qeni i familjes.

Baumgart i bën të gjitha këto duke parë ndeshjen me familjen e tij, të cilët duken të qetë dhe në të qeshura nga veprimet e tij sikur t’i kenë parë të gjitha më parë.

Në videon një minutëshe ai mezi shihet i ulur teksa lëvizë lart e poshtë në dhomën e ndenjes sikur të ishte afër vijës së fushës, gjersa bërtet para televizorit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Koln

Në një moment qeni hidhet në divan dhe ngrihet duke vënë putrat e tij mbi supet e trajnerit në “përpjekje për ta qetësuar”.

Videoja u shpërnda nga prezantuesi i Match of the Day, Gary Lineker, i cili komentoi: “Qeni është si zyrtari i katërt që përpiqet ta qetësojë”.

Një përdorues i Twitter komentoi: “E dini çfarë thonë ata, qentë janë miku më i mirë i njeriut”, ndërsa një tjetër postoi: “Kush merr rolin e qenit në stafin stërvitor”.

Gjatë videos, Baumgart gjithashtu shihet se mban të njëjtën kapele si gjatë ndeshjeve edhe pse është në ambiente të mbyllura.

Trajneri i Kolnit do të kishte qenë i kënaqur me rezultatin, pasi goli i minutës s 23-të nga Anthony Modeste u dha të tre pikët në mungesë të tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version