Vetëm disa ditë para përfundimit të aranzhmanit të tij në këtë ishull, Southall është thumbuar nga irukandji – një meduzë e vogël por që mund të jetë vdekjeprurëse.
“Kam shpëtuar nga goditjet e kangurit, sulmi i peshkaqenit, pickimi i merimangës, kafshimi i gjarprit, dhe vetëm disa ditë para së të largohesha nga ishulli u bëra viktimë e irukandjit, një krijese të vogël e të rrezikshme”, ka shkruar Southall në blogun e tij.
Thumbimi i irukandjit mund të shkaktojë sulm në zemër, por edhe vdekje. Fatmirësisht, mjekët e ishullit ishin përkujdesur për Southall dhe ai shumë shpejt ishte shëruar.
Southall kishte fituar në konkursin e shtetit australian Kvinslend – që kishte shpallur konkurs për “punën më të mirë në botë”, në ishullin tropikal Hamilton. /Telegrafi/