Site icon Telegrafi

Puna më e mirë në botë!

Së bashku me rrogën prej 150.000 dollarësh australianë (afro 80.000 euro), ai që e fiton punën do ta ketë të paguar edhe biletën e aeroplanit nga vendi ku udhëton deri në ishujt Hamilton, të Great Barrier Reef, ka njoftuar të martën qeveria e Queensland.

Si shpërblim, “roja e ishullit” do të ketë për detyrë të shëtitet nëpër plazhet me rërë të bardhë, të zhytet dhe të hulumtoj botën nënujore, të kryej disa punë të imëta dhe çdo javë të mbushë një faqe interneti me fotografi dhe video incizime.

Të interesuarit nga mbarë bota mund të aplikojnë deri më 22 shkurt në faqen e internetit www.islandreefjob.com.

Exit mobile version