Telegrafi

Puna më e rrezikshme në botë: Mijëra krijesa të egra rriten në këtë fermë, një skenë si një makth

Foto: Ilustrim

Kemi shkruar më parë për profesione të rrezikshme, por tjetri dallon absolutisht nga të tjerët.

Ne ia kushtojmë këtë histori fermave të akrepave ku krijesat e egra janë edukuar për nxjerrjen e helmit.

Nuk e dimë se ku janë regjistruar filmimet dhe as kur, por ilustron se si duket puna në një nga këto “objekte”.

Padyshim, infrastruktura nuk duket shumë mbresëlënëse, kur mendon se ka mijëra krijesa helmuese që zvarriten përkrah punëtorëve.

Fermat zakonisht ndodhen në zona të largëta për të zvogëluar rrezikun e lëshimit aksidental të akrepave.

Meqenëse në video nuk kemi informacione për vendndodhjen e fermës, nuk do të hyjmë në procedurat e sigurisë, por ju lëmë të shikoni pamjet që duken si makthi i dikujt. /Telegrafi/