Site icon Telegrafi

Puna më e mirë në botë: Mjeku i dhuron 2500 funte në muaj, diamante, lokal… por, nuk kërkon seks nga ajo!

Një mjek i suksesshëm i shkurorëzuar i cili ka mbi 60 vjet i paguan një studentes 25-vjeçe, 2.500 funte në muaj, vetëm që t’i bëjë shoqëri. Madje i ka blerë edhe një kafiteri.

Sigurisht se të gjithë keni menduar se e dini se çfarë i jep kjo vajzë në këmbim këtij mjeku. Por, jo, nuk është ashtu, kjo “super vajzë” është e mbuluar me dhurata e para në këmbim të shoqërimit. Vetëm shoqëri, transmeton Telegrafi.

Iliam Çokollata nga Bolonja është aq e zonja në “punën” e saj, sa që do jap këshilla se si duhet “peshkuar” një “gjysh” i pasur në një samit që do të mbahet këto ditë në Londër.

Ajo ishte njoftuar me mjekun e saj kur ishte vetëm 20-vjeçe përmes një mikeshe, dhe prej atij momenti i është dukur e natyrshme që të vazhdojë shoqërimin edhe pse në lidhjen e tyre asnjëherë nuk kishte pasur seks.

Gjithashtu, çokollata në të njëjtën kohë është në lidhje me një djalë 36-vjeç me të cilin kryen marrëdhënie seksuale, por i cili nuk ka asgjë kundër “punës” së saj.

Por edhe pse nuk kryen marrëdhënie seksuale me të, ai së fundmi i ka blerë një qafore të shtrenjtë “Tiffany” si dhuratë për ditëlindje.

“Nuk bëjmë seks. Ai nuk pret nga unë të kemi kontakt fizik. Çdo muaj më dhuron nga 2.500 funte, më blen gjithçka çfarë më pëlqen. Mund t’i kem të gjitha”, ka Iliam.

“Më ka blerë unazë të diamantit, rroba dhe më dërgon nëpër hotele të shtrenjta”, ka shtuar ajo.

Por dhuratën më të shtrenjtë që i ka bërë ishte blerja e një kafiterie që gjendet në pjesën veriore të Italisë.

“Ai kënaqet kur kalon orë të tëra me mua. Më thotë se e bëj të ndihet i ri, plot energji”, ka shtuar për fund kjo vajzë.

Ata takohen dy herë në muaj, kurse e ka njoftuar edhe me familjen e saj. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version