Telegrafi

Puna e Kadastrës u prezantua para studentëve të UT-së

Përfaqësues të Agjencisë së Kadastrave të Patundshmërive mbajtën prezantim para studentëve të Universitetit të Tetovës në suaza të projektit të ri ‘Evoluimi i arsimit akademik në vendet nga Ballkani Perëndimor dhe trajnime profesioniste dhe të qëndrueshme për infrastrukturën e të dhënave hapësinore’-BESTSDI, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kadastra, para studentëve nga viti i parë dhe i dytë e prezantuan tërë punën e Kadastrës si dhe nevojën nga kuadrot e arsimit sipëror nga sfera e gjeodezisë. Studentët hollësisht janë njoftuar me mundësitë e Kadastrës multifunksionale elektronike, Makeditin, Vlerësimin masiv, OSSP portalin, NIPP në RM dhe shërbimet tjera bashkëkohore dhe regjistrat të cilat i ka kadastra.

Qëllimi i Kadastrës është të shpeshtojë zbatimin e suksesshëm të BESTSDI i cili duhet të mundësojë program bashkëkohor mësimorë në fakultetet tona, e harmonizuar me standardet evropiane. /Telegrafi/