Telegrafi

Pumas kërkon miliona euro dëmshpërblim nga Alves, pasi ky i fundit theu rregullat e klubit dhe shkeli kontratën

Pumas, skuadra që i dha fund kontratës së Dani Alves pas burgimit të tij pas akuzave për sulm seksual, tani po kërkon një kompensim miliona dollarësh nga futbollisti brazilian për shkeljen e kushteve të sjelljes të përcaktuara në kontratën e tij.

Më 20 janar, Alves u arrestua, si i akuzuar për një sulm të dyshuar seksual dhe që atëherë ka qenë në paraburgim në Barcelonë.

UOL Sporte raporton se në datën 20 janar, datë e arrestimit, bordi i klubit i ka dërguar një e-mail Alvesit ku e njofton për zgjidhjen e kontratës dhe e njofton për kërkesën për dëmshpërblim prej 4.5 milionë eurosh.

Mediumi që kishte akses në emailin, shkruan se Pumas i dërgoi Alvesit edhe arsyet, pasi skuadra meksikane thirret në klauzolën që penalizon lojtarin për pjesëmarrje “në çdo skandal që bëhet publik” ose në “çdo akt që konsiderohet krim sipas legjislacionit të vendit në të cilin është zhvillua ngjarja”.

Lexo po ashtu Dani Alves refuzon të shohë gruan në burg mes thashethemeve rreth divorcit

Pumas beson se akuza për përdhunim do të thotë se Alves ka shkelur marrëveshjen dhe, për rrjedhojë, klubi kërkon kompensim financiar.

Klubi meksikan gjithashtu kërcënoi Alves duke deklaruar se ata mund ta diskutojnë çështjen e tyre me FIFA-n nëse ai nuk paguan kompensimin e tij. /Telegrafi/