Kompania e mirënjohur e veshmbathjeve, Puma, do t’i japë fund sponsorizimit të ekipit kombëtar të futbollit të Izraelit vitin e ardhshëm, në një vendim të marrë përpara sulmit të Hamasit më 7 tetor.
Njoftimi mbi këtë vendim ka ardhur sot (e martë) nga një zëdhënës i firmës gjermane të veshjeve sportive.
“Ndërsa dy ekipe kombëtare të sapo nënshkruara – duke përfshirë një ekip të ri – do të shpallen më vonë këtë vit dhe më 2024, kontratat e disa federatave si Serbia dhe Izraeli do të skadojnë në 2024”, ka thënë zëdhënësi i Puma-s për Reuters.
Puma to end sponsorship of Israel's national football team next year https://t.co/xHlIukXBkg pic.twitter.com/1KNllHi0hm
— Reuters (@Reuters) December 12, 2023
Vendimi u mor në vitin 2022 si pjesë e strategjisë së re të Puma-s “më pak-më e madhe-më mirë” dhe ishte në përputhje me afatet e rregullta kohore për dizajnimin dhe zhvillimin e fanellave të ekipit, shtoi zëdhënësi.
Lëvizja e udhëhequr nga Palestinezët për Bojkot, Shpërblim dhe Sanksione (BDS) kishte bërë thirrje për një bojkot të firmës së veshjeve sportive përpara sulmit të 7 tetorit për sponsorizimin e saj ndaj ekipit izraelit.
Megjithatë, thirrjet për bojkot janë bërë më të forta dhe janë zgjeruar në më shumë firma dhe produkte pas ofensivës ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. /Telegrafi/