“Puma” është bashkuar sërish me markën franceze “Coperni” për të sjellë dizajnin e këpucëve në “territor të ri të paeksploruar, duke ripërcaktuar kufijtë e modës së drejtuar nga teknologjia”
“Ne jemi shumë krenarë për këtë bashkëpunim me “Puma”-n. Është një kthesë e madhe për një stilist që të promovojë atletet e tij të para. Këtë herë markat u fokusuan tek atletet dhe frymëzimi për to ishin këpucët klasike të futbollit Future të “Puma”-s. 90SKR bashkon të gjitha vlerat tona të përbashkëta: inovacionin, minimalizmin dhe veçantinë. Është gjithçka që kemi ëndërruar dhe mezi presim promovimin e pjesëve të reja të “Puma x Coperni” në të ardhmen e afërt”, thanë themeluesit e Coperni Sébastien Meyer dhe Arnaud Vaillant në një deklaratë për shtyp.
Modeli 90SQR kombinon botën e futbollit dhe modës, është një “krijim hibrid i projektuar sipas specifikave të një këpucë futbolli cilësor”. Ato vijnë në tre ngjyra – të bardhë, asfalt dhe të verdhë të çmendur. Pjesa e sipërme e atleteve është rrjetë, ato janë të zbukuruara me një majë katrore atipike, me logon Coperni në taka dhe co-branding në pjesën e sipërme të atleteve, transmeton Telegrafi.
Drejtori kreativ global i Puma-s, Heiko Desens, shtoi: “Maja katrore është tipari më i fortë i dizajnit që e dallon atë nga bota e atletikës, sepse është një formë kaq klasike dhe përfaqëson një këpucë të modës së lartë”.
“Ato janë të lezetshme”, “Më pëlqen pjesa e sipërme katrore, por është kaq e vështirë për ecur”, “Janë të shëmtuara”, “Janë interesante”, ” Janë kaq të mira”, “Të çuditshme”, “Për çfarë janë?”, janë disa nga komentet e këtyre atleteve në Instagramin e Copernit.
/Telegrafi/