Gjigandi “Puma” është duke e paditur kompaninë “Forever 21” në gjykatë federale, duke e akuzuar që ka shitur disa kopje të këpucëve që këngëtarja e famshme Rihanna kishte dizajnuar për brendin Puma “Fenty”.
Sipas disa dokumenteve, Forever 21 ka kopjuar tre nga dizajnet e Rihannas për Puma ”Fenty”.
Rihanna është drejtoreshë kreative dhe ambasadore e këtij brendi që nga viti 2014.