Telegrafi

Puma e quajtur Messi fle në shtrat me pronarin e saj

Një puma e quajtur Messi është bërë hit në Instagram.

Ajo ndiqet nga më shumë se 1.8 milion njerëz, dhe pronarët e saj Maria dhe Alexander Dmitriev publikojnë rregullisht fotot dhe regjistrimet e saj qesharake.

Së fundmi ata publikuan një video të një pume duke fjetur me Aleksandrin.

Ajo mori krevatin sikur të ishte i saj dhe përqafoi pronarin e saj.


“Këtu është i tepërt personi i tretë”, ka shkruar Maria, e cila ka regjistruar videon. Ndjekësit e kësaj pume janë të kënaqur me atë që panë.

“Sa e ëmbël”, “Çfarë dashurie i jep babait të saj”, “Messi e do shumë babin e saj”, “Kjo është gjëja më e ëmbël që kam parë ndonjëherë”, “Po shkrihem, kjo është dashuri”, janë vetëm disa nga komentet.

Puma ka lindur në tetor të vitit 2015. Duket si një mace e madhe shtëpiake. Ai fle me pronarët, luan dhe del për shëtitje. /Telegrafi/