Telegrafi

Puma bën filmin “Ne jemi Arsenali” para sezonit të ri (Foto/Video)

Videoja disa minutëshe përmban mbështetësit e Arsenalit në Londër, New York, Mumbai dhe Shangai, si dhe paraqitjet nga legjendat e klubit si Robert Pires dhe Freddie Ljungberg.

Thierry Henry, Hector Bellerin dhe ylli Santi Cazorla janë pjesë e filmit të ri të kompanisë Puma të quajtur ‘Ne jemi Arsenali’, film promovues përpara sezonit 2016-17, transmeton Telegrafi.

Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla, i cili kishte veshur fanellën e re të klubit për sezonin e ardhshëm ka theksuar rëndësinë e tifozëve të klubit në veri të Londrës dhe në të gjithë globin.

“Mbështetja për Arsenalin në vende të tjera, si dhe në Angli është gjithmonë e madhe. Kur ne shohim njerëzit që vijnë për të na parë dhe për të mbështetur dhe ndikimin që kjo ka në jetën e tyre, me të vërtetë na frymëzon për të provuar dhe për të sjellë atyre më shumë lumturi”, ka thënë Cazorla.

Lexo po ashtu Arsenali projekton marrëveshjen e vitit me Napolin, flet agjenti i sulmuesit

“Këto filma janë një mënyrë e mirë për të njohur rëndësinë e mbështetësve, dhe për të treguar njohuritë dhe pasionin e tyre që është e njëjtë në çdo kontinent”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/