Site icon Telegrafi

“Pulsi publik”- papunësia, varfëria e inflacioni problemet kryesore

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do të lansojë edicionin e 24-të të Përmbledhjes “Pulsi Publik” me një prezantim të gjetjeve kryesore.

Të dhënat e anketës së opinionit të Pulsit Publik të prillit 2023 tregojnë një rritje të kënaqshmërisë me punën e institucioneve kyçe ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në Kosovë në krahasim me anketën e mëparshme të kryer në nëntor 2022.

Njëkohësisht, tri çështjet kryesore të raportuara gjatë kësaj ankete janë papunësia (32.7%), varfëria (20.1%), dhe inflacioni (11.6%).

Anketat e opinionit për përmbledhjet e Pulsit Publik realizohen dy herë në vit dhe e pasqyrojnë opinionin e mbi 1,300 të anketuarve mbi 18 vjeç në Kosovë.

Gjetjet e Përmbledhjes së Pulsit Publik 24 bazohen në të dhënat e mbledhura nga 4 deri më 25 prill 2023 në mbarë territorin e Kosovës, me numër të barabartë të meshkujve dhe femrave nga të gjitha grupet etnike që jetojnë në Kosovë.

Projekti Pulsi Publik, i cili ka hyrë në vitin e 21-të të punës, financohet nga populli amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). /Telegrafi/

Exit mobile version