Telegrafi

Pullë postare për miqsinë me Amerikën

Filatelia e Postës së Kosovës lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e pullës postare “ Miqësia e Kosovës me SHBA-të”, të premten, më 04 shtator 2009.

"Populli i Kosovës ka kaluar nëpër sfida të ndryshme të hidhura historike. Në saje të ndihmës dhe përkrahjes së miqve tanë, ne arritëm që idealet dhe aspiratat shekullore t’i shndërrojmë në realitet – shtetin e pavarur, Republikën e Kosovës. Miku ynë më besnik ka qenë dhe do të mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli i saj", thuhet ne komunikate. 

Promovimin e Pullës Postare do ta bëj Kryeshefi Ekzekutiv i PTK SH.A. prof. dr. Shyqyri Haxha.

Mysafir nderi do të jetë ambasadori i SHBA-ve Christofer Dell.