Site icon Telegrafi

Pullë postare për arkeologjinë e Kosovës

Filatelia e Postës së Kosovës ka emetuar emisionin e jashtëzakonshëm të pullës postare që i kushtohet Arkeologjisë së Kosovës. Kompozicioni i pullës postare përbëhet nga tri objekte me rëndësi tejet të veçantë në fushën e trashëgimisë kulturore dhe të antropologjisë në përgjithësi.

Kompozicioni në pjesën e epërme e ka monumentin figurativ nga Kamenica, pasi që ky monument pararomak tejet i rëndësishëm është i pari i këtij lloji i zbuluar në rajon e më gjerë.

Monumenti është unik edhe për nga përmbajtja sepse paraqet ritualin dardan me valltare mortore, komandantin me përkrenare ilire dhe katër ushtarë që ia bartin arkën, priftëreshën, tre gjëmëtarë dhe dy shtazë të kultit të botës së nëndheshme.

Nën të janë paraqitur dy figura parahistorike: Hyjnesha në Fron, tashmë mjaft e njohur, dhe bashkëkohësja e saj, jo e njohur, por me po aq rëndësi antropologjike. Që të tri objektet dëshmojnë bazat mbi të cilat u trajtësua trashëgimia kulturore e kohëve vijuese. /Telegrafi/

Exit mobile version