Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish-sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
I pari i Qeverisë u shpreh falënderues ndaj ish-sekretares Albright për angazhimin e saj dhe SHBA-së për çlirimin e Kosovës.
Ish-sekretarja Albright sërish shprehi admirimin që ka për popullin e Kosovës dhe tha se është privilegj për të që të marr pjesë në këtë përvjetor.
Në shenjë mirënjohje, kryeministri i dhuroi një pullë postare ish-sekretares Madeleine Albright.
Gjithashtu, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka ndarë medaljen “Urdhri i Lirisë”, sekretares Albright për kontributin e saj në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. /kp/Telegrafi/