Site icon Telegrafi

Pulla më e shtrenjtë postare në ankand të Gjenevës

Pulla postare “Treskilling Yellow” mbijetoi deri sot falë suedezit 14 vjeçar, i cili e nxori nga kontejneri i bërllokut.

Gjyshja e tij më 1885 e kishte hedhur pullën, por djaloshi e nxjerri nga bërlloku dhe ia shiti shtatë kruna një njeriu i cili merrej me shitblerjen e pullave postare.

Pulla duhej të shtypej me ngjyrë të gjelbër, por gabimisht ishte shtypur me ngjyrë të verdhë edhe pse besohet se ka ende pulla të tilla, deri më sot nuk është zbuluar asnjë pullë e verdhë përveç asaj që javën e ardhshme do të shitet në ankand në Gjenevë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version